
Nëse futbollistët shqiptarë gjykohen se në festimin e tyre me golat që shënojnë anembanë botës, kërkojnë të bëjnë simbolin e shqiponjës, asnjë fjalë nuk ka për serbët, të cilët janë thuajse “të lajthitur” me simbolet e tyre festive.
Tre gishtat janë ato që simbolizojnë mijëra masakre që forcat mizore serbe kanë kryer prej vitesh, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për ta. Sa herë që fqinjët tanë duhet të festojnë kundër një vendi me të cilin ai ndodhet në konflikt, atëherë gjithmonë përdoret kjo mënyrë festimi.
Këtë herë e bëri edhe trajneri i Zvezdës, Milojeviç, pas fitores ndaj Liverpulit. Por kush ishte personi i fundit që e bëri këtë gjest? Mbrojtësi serb, Dusko Tosiç, lojtari asokohe i Beshiktash, që pas golit të dytë të Serbisë në “Elbasan Arena” ndaj kuqezinjve, nxorri tre gishtat përpara syve të tifozëve shqiptarë.
E çfarë ndodhi më pas? Tifozët e Beshiktashit pasi e panë atë skenë, reaguan menjëherë ashpër ndaj lojtarit, ndërsa fillimisht disa prej tyre e ftuan Tosiç më nga afër për t’i dhënë një surpizë, e sapo ky i fundit u afrua, flamuri shqiptar ishte para syve të tij. Sigurisht, me një nënqeshje ironike, Tosiç do të largohej dhe do të shpjegonte gjithçka:
“Unë atë veprim në “Elbasan Arena” do ta bëja gjithsesi, sërish. Mirëpo, pas asaj ndeshje më është shkatërruar karriera. Te Beshiktashi çdo gjë po shkonte mirë, unë isha lojtar titullarë, më pas nuk isha as në stol. Po më vërshëllenin edhe kur bëja stërvitje, ndërsa gjithmonë do të më provokonin me flamunj shqiptarë. Dua që të kaloj te ndonjë ekip në Serbi, por kam kontratë me Beshiktashin”, shprehej Tosiç, që përfundoi larg futbollinteuropian dhe në Kinë, për një karrierë të perënduar përpara kohe. /Shqiperia.ch/