You are here
Home > Kryefaqja > E surprizuan duke e lënë jashtë “Championsit”, në Greqi zbardhin situatën e Ergys Kaçes

E surprizuan duke e lënë jashtë “Championsit”, në Greqi zbardhin situatën e Ergys Kaçes

Një nga surprizat e trajnerit Abel Ferrera për ndeshjen që u zhvillua ndaj Ajaksit në turin e tretë të “Champions League”, ishte lënia jashtë e Ergys Kaçes te të grumbulluarit. Mesfushori kuqezi e kishte treguar sesa vlente me fazën përgatitore, duke qënë një nga më të mirët.

Por kjo nuk ka mjaftuar për teknikun portugez. Menjëherë nisën edhe hamendësimet për një largim të mundshëm që hidhet poshtë nga mediat greke. “Pagenews.gr” ka bërë një analizë për gjendjen e Kaçes duke dalë në përfundimin se do të qëndroj te PAOK. Megjithëse nuk do t’i garantohet fanella e titullarit, lojtari i Shqipërisë do të jetë si një zgjedhje alternativë.

Sezoni është i gjatë dhe Kaçes do të ketë mundësitë e tij për të treguar sërish vlerën me PAOK-un. Gjithashtu kjo media greke ka prekur edhe lajmin ekskluziv të “Shqiperia.ch” për një interesim të Fiorentinës, që nuk mori rrugën zyrtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top