
“Nuk do të luajë më për Huddersfieldin, pasi kemi rënë në “Championship”. Kam disa oferta që po i shqyrtoj dhe do të bëj zgjedhjen time”, kështu u shpreh lojtari i Kosovës,Florent Hadërgjonaj. Por në mbrëmjen e djeshme erdhi edhe debutimi në “Championship” për këtë sezon.
Sërish me të njëjtën fanellë, lojtari kuqezi ka luajtur si titullar në takimin ndaj Derbyt ku u humb me rezultatin 1-2. Dëshira ishte e madhe për t’u larguar nga ky ambient, por duket shumë e vështirë që një tratativë e tillë të bëhet e mundur. Për më tepër që merkato në Angli mbyllet në datën 8 gusht dhe afati thuajse po përmbushet, megjithëse qëllimi ishte për të vazhduar në “Premier League”. /Shqiperia.ch/