Një skenë komike ishte ajo e ndodhur në takimin e “Champions League”, atje ku PSG ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Napolit.
Tifozët e ekipit italian nuk është se ndajnë një simpati të madhe për Mario Ruin, por video dhe momenti i publikuar më vonë, teksa Kulibali shtynte me forcë mbrojtësin e majtë të Napolit drejt Mbapes, pasi ishte hipnotizuar dhe kishte harruar detyrën e tij, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
“Mario Rui nuk bën për këtë punë”, ishte ky konstatimi që tifozët bën njëzëri pas takimit ndaj PSG-së, duke kërkuar largimin nga formacioni të këtij futbollisti. Ançeloti duket se nuk e ka një tjetër zgjidhje, veçse të plotësojë dëshirën e tifozëve.
Kjo është edhe në të mirën e skemave të teknikut italian, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë ajo ndaj Romës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Elseid Hysaj do të rikthehet në formacion për Napolin, pas qëndrimit në stol në “Champions League”. Futbollisti shkodran do të marrë vendin e Ruit në krahun e majtë, ndërsa këtë herë Kulibali duhet të kursej forcën e tij për kundërshtarët dhe jo ta përdorë atë për mbrojtësin e majtë të skuadrës së tij. /Shqiperia.ch/
LOOOL KOULIBALY pic.twitter.com/Pk1Vg3Tljx
— Stan?? (@FutboIStan) October 24, 2018