Ditën e sotme skuadra e Liverpulit prëballet në shtëpi me ekipin e Fulhamit. Lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, që është pjesë e “The Reds”, pritet që në këtë sfidë të jetë në fushën e blertë që nga minuta e pare.
Pas humbjes që skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mori në Beograd, kundër Crevena Zvezdës me rezultatin 2-0 të vlefshme për “Champions Ligë”, duket se gjermani kërkon që skuadra e tij t’i rikthehet fitores. Ditën e djeshme i shumë përfoluri, Xherdan Shaqiri, ka dhënë një intervistë për median angleze “empireofthekop.com”, duke u shprehur se ndihet shumë i lumtur tek kjo skuadër dhe se po përpiqet të bjë më mirë nga çka mundur më parë.
Gjithashtu mesfushori është shprehur edhe për marrdhënien me trajnerin gjerman përsa i përket stërvitjes me të, teksa tregon që Jurgen Klopp po e ndihmon shumë që lojtari të arrijë në gjëndjen e tij më të mirë. Shaqiri përveç të tjerave shton edhe se po arrin të mësojë shumë gjëra nga strategu që drejton Liverpulin.
“Jam shumë I lumtur që jam pjesë e Liverpool, jam duke u ndjer mirë, por mendoj se do të jetë shumë here më mirë po të qëndroj gjatë këtu. Trajneri më ka ndihmuar shumë të përmirësohem dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Të jem i sinqertë ndihem i befasuar sepse nuk mendoja që të filloja kaq mirë kur erdha tek klubi i kuq, por kjo është një gjë pozitive. Tek Liverpuli jam duke u përpjekur të jap gjithçka më të mirë dhe në stërvitje, sepse jam ende shumë i ri dhe mund të bëj shumë gjëra më mirë. Jam duke mësuar shumë nga Jurgen Klopp”, është shprehur Shaqiri. /Shqiperia.ch/