
Keidi Bare ishte padyshim futbollisti më i mirë që Malaga kishte në fushë gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Almerias. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa ekipi i Malagas e ka pësuar në minutën e fundit.
Mesfushori shqiptar gjendej në çdo pozicion të fushës gjatë 90 minutave, duke dhënë gjithçka në fushë. Pa harruar edhe një pasim fantastik për Adrian, që do të sillte golin e vetëm të takimit për vendasit.
Tifozët e kanë vlerësuar për herë të parë në këtë sezon, si futbollistin më të mirë të Malagas, lojtarin shqiptar. Keidi Bare u shpreh i gëzuar për një gjë të tillë, megjithëse i pakënaqur për rezultatin.
“Falenderoj tifozët shumë për mbështetjen që po më japin. Por ishte një turp që Almeria shënoi një gol të tillë në fund, ky është futbolli. Kemi qenë shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes, por na barazuan. Duhet të stërvitemi shumë që të jemi gati për ndeshjen tjetër. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar së tepërmi gjatë kësaj kohe”, u shpreh Bare. /Shqiperia.ch/