You are here
Home > Kombëtarja > “E shkuara sfidon të tashmen”, në Itali i japin jehonë situatës së Strakoshës

“E shkuara sfidon të tashmen”, në Itali i japin jehonë situatës së Strakoshës

Nëse mendoni se takimi i Lacios ndaj Xhenoas në Itali, do të jetë vetëm takimi i radhës që Strakosha duhet të luajë, gaboheni, rëndë madje.

Përpara tij, do të jetë e shkuara e lacialëve, njeriu që largoi Etrit Berishës drejt Atalantës, por që në fund nuk i rezistoi dot konkurrencës me Strakoshën. Bëhet fjalë për Frederiko Marketin, që pasi e pa sesi i ngushtoheshin hapësirat në skuadër nga portieri shqiptar, zgjodhi të largohej nga skuadra ku kishte kaluar aq shumë vite.

Tashmë “e shkuara sfidon të tashmen”, në atë takim ku pavarësisht dëshirës së madhe të dy ekipeve për të triumfuar në 90 minuta, Marketi është ai që e sheh veten aq pak të favorizuar, për të mposhtur të paktën njëherë Strakoshën, edhe pse në këtë rast si kundërshtar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top