You are here
Home > Kombëtarja > E shkarkuam nga detyra, Panuçi fajëson Shqipërinë: E vështirë për profesionalizëm!

E shkarkuam nga detyra, Panuçi fajëson Shqipërinë: E vështirë për profesionalizëm!

Panuçi u shkarkua nga Shqipëria pas asaj humbje të marrë ndaj Turqisë me rezultatin 0-2. FSHF mendoi largimin e menjëhershëm të trajnerit, pasi rezultatet nuk po flisnin në favor të tij.

Ashtu si edhe pritej, Panuçi i ka vendosur fajin Kombëtares për atë dështim të tij në vendin tonë. Në një intervistë për mediat italiane, trajneri në fjalë u shpreh se gjithçka ndodhi për mungesën e profesionalizmit në Shqipëri.

“Futbollistët kishin pak minuta në këmbët e tyre dhe ishte e vështirë të kishim idera të përbashkëta apo edhe profesionalizëm. Unë e kisha shumë të vështirë t’i jepja idetë e mia dhe nuk kam asnjë peng nga ajo aventurë. Shqipërisë i them gjithmonë faleminderit”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top