You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E sheh si ide gjeniale, Gjici: Po sikur ti lë lojtarët e Kukësit 5 muaj pa lekë?

E sheh si ide gjeniale, Gjici: Po sikur ti lë lojtarët e Kukësit 5 muaj pa lekë?

Në kampionatin shqiptar ekzistojnë disa problematika brenda klubeve, ku ndër to mund të përmendim edhe pagesat e vonuara që u bëhen lojtarëve nga krerët e skuadrave respektive. Natyrisht që nuk janë të gjitha pasi dihet që ekipet si Skëndërbeu, Partizani apo Kukësi gëzojnë financa të mira dhe për pasojë gjatë këtij sezoni nuk ka patur të tilla problematika.

Ditën e djeshme është prononcuar edhe kreku i Kukësit, Safet Gjici, teksa në një intervistë për “Zona Gol”,  është shprehur se ka filluar që të mendojë që t’i lërë lojtarët e tij 5 muaj pa rroga, që të luajnë më mirë duke marrë shembull nga Flamurtari i Vlorës. Këta të fundit edhe pse muajt e fundit po “ankohen” se nuk janë paguar, kanë mundur të zhvillojnë një kampionat tepër të mirë duke u gjendur momentalisht në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit.

“Flamurtarin nuk duhet ta nënvlerësojmë, sepse ka treguar që ka mundur ekipet e mëdha, por edhe ne. Edhe se nuk kanë marrë rrogat, ata luajnë pa presion dhe e shohin veten në vendin e tretë. Ndonjëher e shpreh brenda klubit: “po sikur ti lë lojtarët 5 muaj pa rroga, a do luajnë mirë si Vlora?” Futbollistët e mi duhet t’i thërrasin mendjes dhe të fitojnë ndeshjet që kanë mbetur, t’i vënë gishtin kokës dhe të besojnë se mund tia dalin. Flamurtari luan një lojë të bukur dhe ka shumë lojtarë cilësor”, u shpreh Safet Gjici./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top