
Panathinaikosi ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme në ditën e sotme, teksa ka arritur të mposht me rezultatin 3-0 skuadrën e Levadikos.
Nga stoli e nisi takimin Ergys Kaçe, që ishte i dëmtuar nga ndeshja e kaluar dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë. Trajneri i Panathinaikosit zgjodhi më kot të sakrifikonte shqiptarin dhe ta hidhte në fushën e lojës në pjesën e dytë, kur takimi ishte thuajse i përfunduar, sepse vendasit e mbyllin historinë e takimit që në të parën.
Tashmë, mesfushori shqiptar ka pësuar një tjetër dëmtim ndaj Levadikosit dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, atje ku Panathinaikosi do të përballet me Panetolikosin. /Shqipëria.ch/