You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E rrallë/ Zekaj lë Serbinë për t’u bashkuar me Kosovën, por ka edhe një intervistë të turpshme

E rrallë/ Zekaj lë Serbinë për t’u bashkuar me Kosovën, por ka edhe një intervistë të turpshme

Një ngjarje e rrallë vjen nga mediat në Kosovë, të cilat pasqyrojnë lajmin se Arton Zekaj do t’i bashkohet dardanasve. Mesfushori me karakter mbrojtës, është emri më i ri për Kosovën, por vjen si precedent më i rrallë.

Më parë ka qënë pjesë e grupmoshave të Serbisë, për ta filluar nga U-15 e deri te U-17. Madje duke mbajtur edhe shiritin e kapiteni, ndërsa aktualisht është në moshën 19-vjeçare. Kartoni i këtij lojtari zotërohet nga ekipi i njohur i “Ligue 1”, Lille.

Por për të mbërritur deri në këtë pikë, me “Indeksonline” që shprehet se Zekaj e ka bërë kërkesën për të vazhduar me Kosovën, ka edhe një intervistë të turpshme për t’u sqaruar. Në një intervistë për “Informer” përpara disa kohësh, mesfushori u shpreh se nëse Serbia nuk interesohet më për të, atëherë do t’i bashkohej dardanasve. Më vonë do të përgënjeshtronte gjithçka, por mbetemi ende në kuadrin e fjalëve dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur mes lojtarit dhe medias në fjalë, nëse vërtetë media serbe ka trilluar intervistën deri në këtë pikë.

E gjitha kjo mbetet për t’u sqaruar, pasi edhe për vetë tifozët shqiptarë nuk do të ishte edhe aq i mirëpritur ardhja e Zekajt: “Është e vërtetë, më parë unë kam qenë kapiteni dhe tani nuk jam…Unë nuk e di sesi të përgjigjem. Nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Serbia. Nuk e di se çfarë është duke ndodhur këtu. Më ka marrë trajneri Stolica në telefon dhe më tha se duhet të provonte disa lojtarë të tjerë, duke marrë vëmendje edhe mbi mua. Më duhet të them se mund të marrë vendime të rej

Mua më ka telefonuar Kosova dhe më kanë pyetur nëse mund të luajë për ta. Do luaj për ata nëse më kërkojnë më shumë. Do të doja që të vazhdoja me përfaqësuesen e Serbisë, por nëse ata nuk më duan, nuk mund të bëj dot asgjë. Nëse mund të zgjidhja, padyshim që është Serbia. Kjo është zgjidhja, vendi ku lindja nuk më do, dhe unë zgjedh ata që më duan”, ka thënë para disa kohësh Zekaj sipas “Informer”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top