You are here
Home > Futboll Bota > E rrallë/ Situata absurde krijohet nga VAR-i, ia heq penalltinë Portugalisë dhe ia jep Zvicrës

E rrallë/ Situata absurde krijohet nga VAR-i, ia heq penalltinë Portugalisë dhe ia jep Zvicrës

Portugalia është duke luajtur me Zvicrën, në takimin e vlefshëm për “National League” dhe që ndodhet në shifrat 1-1. Goli i barazimit nga ana e Rodriguez falë pikës së bardhë, ka ardhur me një situatë absurde që u krijua në fushë.

Një super krosim i Shaqirit, bëri që të kishte një kontakt në zonën e Portugalisë. Arbitri e la lojën e lirë, ndërsa gjatë kundërsulmit po priste edhe konfirmimin e VAR. Pikërisht në atë aksion, do të ishte Portugalia që fitoi një penallti, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Moutinhos.

Mes protestave të shumta, gjyqtari duhej të shihte te monitori për të dyja këto raste pretendimesh, nga dy ekipet e ndryshme. Në fund u vendos që penalltia t’i kalonte Zvicrës, atje ku erdhi edhe barazimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top