You are here
Home > Futboll Bota > E rrallë/ Sari humbet toruan pas refuzimit, portieri i Çelsit del nga fusha…vetëm “i vdekur” (VIDEO)

E rrallë/ Sari humbet toruan pas refuzimit, portieri i Çelsit del nga fusha…vetëm “i vdekur” (VIDEO)

Një skenë e jashtëzakonshme është dhënë në finalen e “Carabao Cup”, atje ku Mançester Siti është përballur ndaj Çelsit. Ekipi i Guardiolës do të triumfonte nga pika e bardhë e penalltive, falë ruletës ruse.

Por gjithë vëmendje e mediave sportive, ishte ndodhia e ardhur në minutën e 120 të takimit. Sari mendoi një lëvizje të fundit, duke kërkuar aktivizimin e Kabaleros në vendin e Arrizabalaga, që kishte mbrojtur portën deri në ato minuta.

I papritur ishte vendimi i portierit të Çelsit, që nuk këronte të largohej nga fusha. Ndoshta vetëm “i vdekur” mund të largohej prej andej, pasi pavarësisht se trajneri e humbi toruan dhe po ia kërkonte largimin duke i shfryrë të gjitha nervat, Arrizabalaga gjithmonë kishte një përgjigje: “JO, nuk iki tani”.

Ashtu ndodhi, pavarësisht humbjes së llogjikës së trajnerit të Chelseat që po godiste gjithçka i dilte para, portieri që duhej të kthehej në pankinë ishte Kabalero.  Nga pika e bardhë e penalltive do të ishte Mançester Siti që do të kalonte më tej, falë edhe gabimeve në ekzekutim të lojtarëve të Sarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top