You are here
Home > Futboll Bota > E rrallë/ Ndodhi ndaj Napolit, Zurich luajti me gjysmën e skuadrës…shqiptare!

E rrallë/ Ndodhi ndaj Napolit, Zurich luajti me gjysmën e skuadrës…shqiptare!

Zurich u eliminua nga “Europa League”, ndërsa në përballjen ndaj Napolit e kishte të pamundur për të shkuar më tej. Vetë rivaliteti ishte “i vrarë” që pa nisur, pasi futbollistët e italianëve bëjnë diferencën me kualitetet e tyre.

Takimi i parë u mbyll me rezultatin 1-3 për Napolin në transfertë, duke lënë pak për të diskutuar për kthimin. Në Itali do të vinte një tjetër fitore e italianëve, që kanë mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Zurich.

Këta të fundit kanë vendosur një rekord më vete, pasi kanë luajtur me 5 lojtarë shqiptarë.Nga minuta e parë ishin Domgjoni, Mirlind Kryeziu dhe Kololli, ndërsa më pas i janë bashkuar edhe dy lojtarë të tjerë gjatë pjesës së dytë. Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar Lavdim Zumberi dhe atë 17-vjeçar Bledian Krasniqi, që iu është dhënë hapësira në një ndeshje të tillë prestigji, nisur edhe nga fati i këtj takimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top