Kosova U-17 do të luajë sa i përket kualifikueseve të Europianit, me qëllimin për të bërë surprizën rreth një kualifikimi të mundshëm. Por për të mbërritur deri në këtë pikë, dardanët kanë kërkuar edhe ndihmën e afrikanit Alan Clark.
Ky i fundit do të vijë këtë javë në Europë, për të ndihmuar Kosovën U-17 si këshilltar teknik i këtij ekipi përfaqësues. Aktualisht Clark gjendet në stafin e ekipit të Afrikës së Jugut, Amazulu, ndërsa me mbarimin e takimeve të dardanëve, do të rikthehet sërish në shtëpinë e tij.
Do të ishte vetë ekipi i Amazulu që me krenari do të përmendte faktin, se Clark është i vetmi trajner që do të shkojë me një qëllim të ngjashëm në Europë. /Shqiperia.ch/