You are here
Home > Kombëtarja > E rrallë/ Grekët me fjalë të mëdha për lojtarin e Shqipërisë: Nuk mjafton ta dashurosh!

E rrallë/ Grekët me fjalë të mëdha për lojtarin e Shqipërisë: Nuk mjafton ta dashurosh!

Në mediat greke gjithmonë hasim një racizëm të madh sa i përket lojtarëve shqiptarë, me rastet e shumta që vijnë si një dëshmi e gjallë. Pavarësisht se mund të tregosh vlerat gjatë gjithë sezonit, një gabim në 90 minuta, mjafton që në vendin fqinj të nisin etiketimet “shqiptari”, me një konotacion aspak të mirë.

Por si rrallëherë, një shkrim me fjalë të mëdha vjen për një lojtar të Shqipërisë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Enea Mihaj, që ashtu siç e zbuloi edhe “Shqiperia.ch”, do të shkojë te PAOK. Media “Sdna” duke u ndalur në këtë pikë, e ka hapur artikullin e saj me titullin: “Nuk mjafton vetëm ta dashurosh, Mihajn duhet ta adhurosh”.

Në artikullin e shkruar përmend gjithë historinë e këtij futbollisti, me sakrificën e madhe për të lënë pas edhe familjen, por për të qënë në ndjekje të ëndrrës. Një lojtar që shkonte i pari në stërvitjen me skuadrën dhe në palestër, por harronte të dilte prej andej. “Shiko përpara dhe ngjitu lart e më lartë. Nëse këtu nuk e ka një rrugë për ty, atëherë krijoe ti atë”, është moto e cila shkruhet për Enea Mihajn. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top