You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E rrallë/ Gjyqtari shqiptar kërkon ndihmë në rrjetet sociale: Më duhet një CD për lojëra!

E rrallë/ Gjyqtari shqiptar kërkon ndihmë në rrjetet sociale: Më duhet një CD për lojëra!

Besofort Kosumi është gjyqtari që arbitron në “Ipko Kosova”. Në ditën e sotme ai ka publikuar një status në rrjetin social “Facebook” duke shkruar: “Kush ka CD të Play Station 3, që nuk i duhet, të më kontaktoj në Inbox”.

Mesa duket arbitri që gjykon çdo javë në kampionain e Kosovës, i ka fëmijët e tij shumë të apasionuar pas lojërave elektronike, aqsa arrin për të bërë edhe një status të tillë. Besofort Kosumi gjithashtu ishte njeru që gjykoi në ndeshjen Prishtina-Flamurtari. Gjithashtu ai është i licensuar dhe si gjyqtari i UEFA-s.

Sigurisht, një status i tillë i bërë në profilin zyrtar nga një njeri që duhet të mbaj seriozitetin deri në detaje, mund të quhet paksa e tepruar, ndonëse liria e të shprehurit është e njëjta për të gjithë ne. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top