You are here
Home > Futboll Bota > E rrallë/ Futbollisti bën tatuazh portretin e Maradonës, përshkrimi: Unë besoj në Zot!

E rrallë/ Futbollisti bën tatuazh portretin e Maradonës, përshkrimi: Unë besoj në Zot!

Ndryshe nga zakonisht dhe rutina e lajmeve me shqiptarët, këtë herë herë do të përmendim një nga legjendat më të mëdha në botën e futbollit. Ai është pikërisht argjentinasi, Diego Armando Maradona, që ka lënë një gjurmë të madhe në futboll, madje duke u cilësuar edhe nga shumë opinionistë ndërkombëtar, si më i miri i të gjitha kohrave.

Tashmë ai është 58 vjeç dhe prej disa vitesh ka filluar karrierën e tij të trajnerit, ndërsa si arritjen më të madhe në këtë detyrë të re, ka mbajtjen e përfaqësueses argjentinase. Që prej shtatorit të vitit 2017, është në krye të skuadrës Dorados de Sinaloa, ku këta të fundit udhëheqin kampionatin meksikan. Maradona ka ngjallur shpresën e këtij ekipi duke patur edhe shumë rezultate pozitive. Të gjithë ata që kanë patur fatin ta shikojnë teksa Diego luante, edhe sot e kësaj dite e quajnë “Zoti i Futbollit”.

Ajo çka donim të veçonim është fakti se portieri i ekipit të Dorados, Gaspar Sarvioni, ka bërë tatuazh në këmbën e tij të majtë, pikërisht trajnerin e tij, Maradonën. Shpesh herë kemi parë tifozë që e bëjnë një gjë të tillë për idhujt e tyre, por kurrë një lojtar profesionist të bëjë këtë gjë për trajnerin e tij. Në atë portret, ai gjithashtu ka shkruar “Unë besoj në Zot”, duke iu referuar trajnerit të tij.

Një gjë tejet e veçantë kjo në ditët e sotme, ku në futbollin e lujatur jemi mësuar të vlersohen vetëm paratë nga lojtarët profesionistë dhe jo ndjenja për një ekip apo dhe emocionet për një legjendë të futbollit, i cili ka bërë histori. /Rexhino Begolli -Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top