You are here
Home > Kombëtarja > E rrallë/ Dy shqiptarët në fushë gjithë lojën ndaj Romës, por luajtën vetëm 45 minuta

E rrallë/ Dy shqiptarët në fushë gjithë lojën ndaj Romës, por luajtën vetëm 45 minuta

Atalanta ka barazuar me rezultatin 3-3 ndaj Romës, në takimin që u zhvilluar gjatë ditës së sotme. Mjaft emocione në këtë ndeshje në Serinë A, teksa miqtë ndodheshin në avantazh 0-3, derisa u afrua edhe një përmbysje e madhe.

Nisi në mënyrën më të keqe për vendasit, që me një mbrojtje të pavendosur mirë, e pësuan golin e parë që në minutën e tretë. Dy të tjerë do të pasonin, por reagimi do të vinte menjëherë në pjesën e dytë. Dy futbollistët e Shqipërisë, Berisha dhe Gjimshiti ishin si titullarë në këtë takim.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi gjatë 45 minutave të dyta, na ndihmon paraqitja grafike e mëposhtme. Roma nuk iu afrua portës së Berishës për asnjë moment të vetëm, duke mos arritur në zonën kundërshtare, për të mos folur më pas për një goditje drejt portës. Vetëm 45 minuta punë për Gjimshitin dhe Berishën, që më pas do të ishin spektator të një ndeshje të mrekullueshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top