Ky duhej të ishte momenti i artë i Eros Grezdës, që bëri kalimin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Kështu ai kaloi nga Osijek te Rangersi, ekipi i njohur skocez që drejtohet nga ana e Gerrard.
Por kjo aventurë nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë dhe sipas gjasave, një largim mund të vij në verë. Fillimisht dëmtimi, më pas forma e dobët e sulmuesit shqiptar dhe pastaj për t’iu rikthyer dëmtimeve. Sigurisht që një lojtari të tillë, Gerrard vështirë se ia kthen “besimin e verbër”.
Për të parë sadopak vlerësimin e Grezdës në ekipin skocez, mjaftojmë të shohim “Old Firm”. Një e tillë po luhet edhe në ditën e sotme. Flitet për derbin më të ndezur në Skoci dhe Europë, atje ku Celtic përballet ndaj Rangersit. Grezda jo vetëm që nuk ka pasur mundësinë të luajë për asnjë minutë këtë sezon në një prej takimeve të “Old Firm”, por ashtu si edhe sot, gjithmonë ka përfunduar në tribunë. /Shqiperia.ch/