
Arlind Ajeti është rikthyer nga përjashtimi i Stipiç, me këtë të fundit që nuk rezistoi më shumë se 33 ditë në drejtimin e Grashopërsit, megjithëse erdhi me zhurmë të madhe. “Shqiperia.ch” ishte media e parë sportive që raportoi se mbrojtësi i Kombëtares do të rikthehet me ekipin, pasi drejtimin tashmë e ka marrë Uli Forte.
Vlerësimet e këtij trajneri për lojtarin e Shqipërisë janë të mëdha dhe këtë nuk e ka fshehur asnjëherë: “Çfarë ka shkuar keq te klubi më parë? Dua të them se cilësia është aty. Arlind Ajeti është bërë kampion me Bazelin, Yoric Ravet vjen nga Bundesliga, Marco Djurici vjen nga Salzburgu.
Por me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë këtij sezoni, lojtarët nuk kanë mundur të tregojnë aftësitë e tyre në fushë. Unë tani po përpiqem që të zgjidh gjithçka”, u shpreh Forte. Sipas të gjitha gjasave, Arlind Ajeti do të kthehet me ekipin që në ndeshjen pasardhëse, atë ndaj Bazelit. /Shqiperia.ch/