You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E quanin të çmendur se përjetonte futbollin, Ranieri që largoi të huajt për…shqiptarët

E quanin të çmendur se përjetonte futbollin, Ranieri që largoi të huajt për…shqiptarët

Dikur vendi nga futbolli do të lindte në Shqipëri, ndërsa sot është kthyer në një ekip të dorës së dytë. Fatkeqësisht, por në pak fjalë përshkrimi kjo është Vllaznia e Shkodrës. Menaxhimi i klubit ka të bëj pafundësisht shumë në të gjithën këtë, për të mos thënë se është arsyeja e vetme.

Sepse vetë sistemi i jetës në Shqipëri, përtej futbollit, nxjerr jashtë loje të gjithë njerëzit e apasionuar dhe që e bëjnë me dashuri të madhe punën e tyre, pasi ata janë “të çmendurit”. Kështu u konsiderua edhe trajneri italian dikur te Vllaznia nga shumë njerëz, Baldo Ranieri.

Arsyeja? Thjeshtë disa festime të tij në fundin e ndeshjes që nuk ishin të zakonta, mjaftonin për të bërë etiketime të ndryshme, megjithëse ishte e gjitha vetëm dashuri kundrej futbollit. Modeli që Ranieri dha në Shkodër, duhet të rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në 11 futbollistët titullarë që ky trajner zgjidhte, 9-10 prej tyre ishin lojtar nga Shqipëria, në mos nga Shkodra. Pra, një projekt i bazuar tërësisht tek akademia e vendit ku kanë dalë aq shumë futbollist. Suksesi që korri në disa ndeshje ishte i madh, aqsa pas 7 fitoreve rradhazi gjatë kohës së tij, stadiumi në Shkodër do të mbushej sikur të luante Kombëtarja.

Sepse nuk është vetëm çështje kapaciteti dhe moderniteti i vendit ku luhet futbolli, por e dashurisë me të cilën punohet dhe luhet në fushë. Në Shqipëri rëndomtë ka ankesa për prodhimtarinë në fushë, ndërsa të rinjëve u jepen pak hapësira. Kjo është ajo për të cilën vuan kjo Vllazni aktualisht, që ka stadiumin më të mirë, por vetë ndodhet në Kategorinë e Parë.

“Vllaznia firmos me talentin e Kamerunit”, këto tituj rëndomtë dalin në mediat sportive shqiptare. Kaq mjafton për të kuptuar se ku ka shkuar gjendja. Por ajo që nuk mund të kuptohet, është sesi një vend si Vllaznia të mbaj veten e saj me “talente” të lindura në skajin më të largët të botës, kur i lindin në tokën shqiptare, brenda saj. Por ky është vendi i përbashkët që ndajmë, atje ku pasioni, përkushtimi i madh dhe modeli që ofrohet i drejtohet gishti, për t’u cilësuar si anormal.

Ndërkohë që ish-futbollisti i Superiores e tani luan me Strugën, Nijas Lena, do e tregonte më së miri problematikën në Shqipëri, teksa jepte një sygjerim për një intervistë eksluzive për “Shqiperia.ch”: “Unë për vete nuk do i besoja një lojtari serb, edhe nëse do ishte tre herë më i mirë para një djaloshi shqiptar”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top