
Lindon Selahi do të luajë në elitën e futbollit holandez këtë sezon, atje ku do të përfaqësoj ngjyrat e Twentes. Shumë pritet nga ky mesfushor, që më parë thirrej edhe si Adnan Januzaj në versionin tjetër. Kjo e qartë pasi të dy këta lojtarë janë lindur dhe rritur në Belgjikë, por natyra e Selahit është disi më ndryshe.
Ai bën pjesë e Shqipërisë U-21, ndërsa tashmë kërkon që t’i jepet besimi i duhur te skuadra holandeze. Në një intervistë për mediat në Holandë, Selahi është shprehur se problem i vetëm i tij për momentin mbetet gjuha, ndërsa zbulon për mënyrën e transferimit te Twente.
“Gjuha këtu në Holandë është me dialekt dhe unë e kam të vështirë që ta ndjek. Unë flas shqip me prindërit e mi. Gjyshi im u shpërngul në Belgjik për shkak të luftës. Babai është prej andej, ndërsa mamaja është nga Shqipëria. Mund të them se ndihem shqiptar dhe belg në një farë mënyre. Drejtuesit e Tëentes më kanë parë vetëm dy herë dhe i thanë babait tim se më donin në skuadrën e tyre”, ka thënë Selahi. /Shqiperia.ch/