
Mërgim Mavraj është një nga legjionarët e Kombëtares me karrierën më të pasur. Maja e tij ishte kohën kur luante me skuadrën e njohur të Bundesligës, Hamburgun. Pikërisht tek ky ekip pati edhe zbehjen si futbollist, ku shkak për këtë gjë u bënë pakënaqësirat midis tij dhe trajnerit të asokohe të Hamburgut, Titz.
Atë periudhë keqkuptimet ishin aq të forta, aqsa mbrojtësi kuqezi e etiketoi edhe si fatkeqësi njerëzore trajnerin gjerman. Edhe pse ka kaluar pak kohë nga e gjitha kjo, Mavraj rikthehet për të kujtuar mosmarrëveshjet me Titz. “Shkoi keq. Por unë kisha pyetjet e mia dhe kërkoja përgjigje për to, që i morra shumë vonë”, do të shprehej kapiteni ynë për “Kicker”.
Këtë merkato mbrojtësi 32-vjeçar është kthyer sërish në kampionatin gjerman, por jo më në elitë, por në kategorinë e dytë me skuadrën e Ingloshdatit. Aventura nuk nisi në mënyrën më të mirë, pasi mbrojtësi shqiptar iu nënshtrua një operacioni dhe do të jetë për një javë jashtë fushës së blertë. /Shqiperia.ch/