
Valon Behrami njihet me futbollin që luan në Europë edhe si “luftëtari”. Një etiketim i vendosur duke parë natyrën e lojës që praktikon mesfushori, me ndërhyrjet e ashpra dhe shpeshherë që shkojnë përtej normales.
E njëjtë është edhe makina që ai zotëron, që në Zvicër e quajnë “luftëtari i rrugës”. Bëhet fjalë për “Ferrarin” e Behramit që zotëron të dhëna të frikshme, aqsa mund të marrë 100 km/orë vetëm për tre sekonda. Ndërsa për të shkuar 200 km/orë, nevojiten saktësisht 8.3 sekonda. Padyshim që ky futbollist ka një nga makinat më të mira në klubin e Sionit, duke marrë shpeshherë vëmendjen e mediave zvicerane edhe me atë që ofron jashtë fushës së blertë. /Shqiperia.ch/