You are here
Home > Kombëtarja > E quajnë “Ibrahimovich i Shqipërisë”, Bullari e gjen rrjetën me Olimpiakosin (VIDEO)

E quajnë “Ibrahimovich i Shqipërisë”, Bullari e gjen rrjetën me Olimpiakosin (VIDEO)

Emiliano Bullari është një tjetër emër i talentuar i Shqipërisë, që ka marrë edhe vëmendjen e madhe të sportdashësve dhe jo vetëm. Ishte trajneri i Shpresave tona, Alban Bushi, që dha sinjalin se talenti i Olimpiakosit mund t’i bashkohet U-21 tonë.

Së fundmi Bullari ka realizuar një gol mjaft të bukur me të rinjtë e skuadrës së Olimpiakosit, në derbin që u zhvilluar me AEK. Në momentin që takimi gjendej në shifrat 1-1, do të ishte realizimi i bukur i sulmuesit shqiptar që do e dërgonte topin në rrjetë. Ai quhet ndryshe edhe si “Ibrahimovich”, nisur nga stili i ngjashëm i lojës dhe fiziku i tij.

Elementet e mira të Shqipërisë që janë shpërndarë në Europë, po e zgjedhin gjithmonë e më shumë Kombëtaren tonë. Mesa duket koha e shfryrjeve dhe e dëshpërimit që lojtarë të ndryshëm e refuzonin fanellën kuqezi ka kaluar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top