
Breshia vazhdon të kryesojë kampionatin në Serinë B, me misionin e vetëm, ngjitjen në elitën e futbollit italian. Por nëse kjo skuadër ndodhet në këtë pozitë, atëherë një dorë e madhe vjen edhe nga Emanuele Ndoji.
Ky i fundit jo vetëm që ka shënuar dhe dhënë asist me këtë skuadër, por i bën në mënyrën më spektakolare të mundshme. Këtë herë futbollisti i Shqipërisë ka shënuar në barazimin 1-1 ndaj Padovës, teksa pasi i shmanget kundërshtarit në afërsi të zonës, e dërgon topin bukur në rrjetë.
Ardhja e këtij lojtar ishte basti i Panuçit, megjithëse nuk rezultoi menjëherë i fituar nga trajneri italian. Në të kundërt nga niveli i treguar me Breshian, Ndoji ende nuk ka bindur me Kombëtaren. Gjithsesi puna e bërë nga ana e tij deri tani, e tregon më së miri se për çfarë lojtari jemi duke folur. /Shqiperia.ch/