You are here
Home > Kombëtarja > E publikon vetë UEFA, emocione që të drithërojnë në “Air Albania” nga Shqipëri-Francë

E publikon vetë UEFA, emocione që të drithërojnë në “Air Albania” nga Shqipëri-Francë

“Air Albania” është shtëpia më e re e futbollit shqiptar, duke jhapur dyert jo vetëm për Kombëtaren kuqezi por edhe për Superioren. Një impiant me kushte tërësisht modern dhe të krahasueshme me stadiumet më të njohur botëror që ia shton edhe më shumë bukurinë ndeshjeve të luajtura në të.

Në Angli do e quanin edhe si “Wembley i Ballkanit”, ndërsa do të merrte edhe vëmendjen e shumë mediave europiane. Ndërkohë së fundi është edhe vetë qeveria e futbollit europian që sjell për të gjihtë pamjet e mrekullueshme të “Air Albania”.

Në një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, UEFA ka shpërndarë një video drithëruese për të rikujtuar edhe një herë emocionet nga inagurimi kundër Francës. Një pjesë e të ardhurave për të ndërtuar këtë impiant ka ardhur nga program i UEFA Hat Trick, ashtu siç ka ndodhur në 60% të stadiumeve të ndërtuara në Europë./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top