You are here
Home > Futboll Bota > E provoi flirtimin me Kroacinë, Kastrati: Endërr që i vogël për Kosovën, më kërkojnë në Gjermani

E provoi flirtimin me Kroacinë, Kastrati: Endërr që i vogël për Kosovën, më kërkojnë në Gjermani

Njië nisje me shumë bujë ishte kjo e këtij sezoni për futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati. Ky i fundit arriti të bënte gjithçka në javët e para, duke e pasur si një mision më shumë se të thjeshtë realizimin e golave në portën kundërshtare.

Një jehonë e madhe në mediat kroate, bëri që Lirim Kastrati të shfrenonte disi fantazinë: “Do të më pëlqente një ftesë nga Kroacia, është më mirë se Kosova dhe Shqipëria”, do të shprehej futbollisti shqiptar për një nga mediat më të njohura në vendin fqinj.

E kur përgjigja nuk erdhi, Kastrati zgjodhi të ndërrojë rrugën shpejt, për të vazhduar me Kosovën. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sporti në KTV”, lojtari i ekipit kroat është shprehur: “Një ëndërr që i vogël për të përfaqësuar Kosovën. Tashmë më është bërë realitet. Kam pasur oferta nga Gjermania, por besoj se do të qëndroj deri në fundin e sezonit te Lokomotiva”, u shpreh Kastrati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top