You are here
Home > Kombëtarja > E projektoi te Shqipëria, “i çmenduri” Tramezani shkërmoq rivalin e titullit me…5 gola

E projektoi te Shqipëria, “i çmenduri” Tramezani shkërmoq rivalin e titullit me…5 gola

Te Shqipëria e kishin projektuar së bashku me De Biazin këtë skemë për të ardhmen, megjithëse nuk po gjenin lojtarët e duhur për ta vendosur në zbatim. Tek APOEL-i i Nikosias, Tramezzani ka dorë të lirë pasi është trajneri i parë dhe kryesor për të vënë në jetë idetë e tij.

Me skemën 3-5-2, APOEL ka turpëruar rivalin kryesor për titull me rezultatin 5-1, Apolonin. Me dy pikë është ndarë kampionati në sezonin e shkuar mes këtyre dy skuadrave, ndërsa tashmë diferenca duken ndjeshëm, me ardhjen e teknikut italian.

Tramezzani po tregon edhe njëherë nivelet e tij si trajner, teksa pas largimit nga Shqipëria sukseset kanë vazhduar në të njëjtën mënyrë. Dy ekipe të marra në Zvicër, Lugano dhe Sion, të cilat nga fundi i renditjes i dërgonte në zonën europiane.

Një tjetër detaj interesant nga takimi i sotëm, ishte se në këtë derbi të zjarrtë, janë realizuar dy gola në ekstrem të pjesës së parë. Rreth 8 minuta shtesë janë dhënë në pjesë të parë, ndërsa gjatë këtij intervali janë shënuar edhe dy gola. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top