You are here
Home > Futboll Bota > E pritshme/ Mori ftesën e Shqipërisë dhe praktikoi “volejbollin”, grekët për Mihajn: Gropë!

E pritshme/ Mori ftesën e Shqipërisë dhe praktikoi “volejbollin”, grekët për Mihajn: Gropë!

Enea Mihaj, një tjetër emër i ri i piketuar nga ana e Panuçit dhe që iu afrua kombëtares shqiptare. Historia e këtij lojtari ishte disi e veçantë, pasi i kishte thënë 7 herë “JO” kuqezinjve, megjithatë tekniku italian arriti ta bindte për të ardhur me Kombëtaren.

Një dëmtim me Shqipërinë e la për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë këtë futbollist, që tashmë është rikthyer në stërvitje me ekipin. Media greke, “Sindisi” ka bërë një pasqyrim të gjysmës së sezonit që ka zhvilluar skuadra e Panetolikos, atje ku aktivizohet edhe Mihaj.

Futbollistit të Kombëtares i është vendosur nota më e dobët, 5.2, duke e quajtur të dobët nivelin e treguar deri tani. Disi e kuptueshme e gjitha kjo, ndërsa Mihaj e ndëshkoi ekipin e tij në dy ndeshje rradhazi falë prekjes me dorë të topit në zonën e tij, duke e ngatërruar disi sportin.

“Nuk mendojmë se Mihaj ka luajtur mirë. Shumë gabime që kulmuan ndaj Lamias. Më pas vjen ftesa nga Shqipëria, debutim, lëndim dhe gropë që nga ajo kohë. Shpresohet te 2019”, ishte ky përshkrimi për Mihajn. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top