
Lirim Kastrati luajti ndeshjen e tij të fundit në kampionatin kroat. Lajmet e fundit mbi një kalim të mundshëm të sulmuesit shqiptar në Ligën e Parë franceze në ekipin e Reims, tashmë janë konfirmuar. Ka qenë vet presidenti i ekipit francez që ka pohuar se Kastrati do të afrohet shumë shpejt në radhët e Reims, aty ku e pret edhe futbollisti tjetër shqiptar, Arbër Zeneli.
Interesim për shqiptarin ka pasur edhe nga Beshiktashi në Turqi, por duket se projekti i francezëve e ka bindur më tepër. Mësohet se marrëveshja me Lokomotivën e Zagrebit do të arrihet për shifrën e 1.5 milionë euro. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, lojtari do të nënshkruajë për dy vjet me klubin e Reims. Kampionati francez pritet t’i japë një tjetër përgjegjësi futbollistit sqiptar, pasi niveli dhe vështirësia e tij është më e lartë se ajo e kampionatit kroat. /Shqiperia.ch/