
Shqipëria do të ndeshet në tetor ndaj Jordanisë dhe Izraelit, fillimisht në një test miqësor, për të mbërritur më pas në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Në konferencën për shtyp në ditën e sotme, ishte prezent trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi. Ky i fundit e ka ngritur tonin e zërit në maksimum në konferencën për shtyp, ndërsa nuk kanë munguar kritikat kundrejt gazetarëve, sa i përket çështjes Abazaj.
“Abazaj ka 4 muaj që nuk luan në fushë dhe ju më thoni përse nuk e fton në Kombëtare? Ai nuk qëndron as në pankinë, as në kampionat dhe as në “Europa League”. Ju më thoni përse nuk e fton te Shqipëria? Ai nuk po përballon dot stërvitjen te Anderlehti. Po çfarë po flisni?
Kam një muaj që ndodhem në shtëpi dhe mendoj përtej futbollit. Nuk po arrij të kuptoj, nëse një pjesë e lojtarëve e dinë se çfarë është ekipi Kombëtar i futbollit. Pres një reagim të fortë për të dhënë gjithçka në fushë.
Është një gjë që duhet t’ia kërkojmë lojtarëve. Çfarë është ekipi kombëtar? Më duhet të kuptoj me patjetër dhe do ua pyes lojtarëve se çfarë përfaqson Shqipëria për ta. Nëse mundim Skocinë jemi shumë afër Europianit, por më duhet të pyes lojtarët rreth Kombëtares”.
Do aktivizojë Mavrajn, Gjimshitin, Binakun, Grezdën, për disa minuta, 45 apo 60 minuta ndaj Jordanisë, sepse kanë nevojë. Sepse unë kur jam në shtëpi të dielën dhe shoh ndeshjet më rezultojnë se shumë lojtar nuk luajnë. Nuk e di nëse do aktivizohet sot Hysaj.
Me duhet të ma deshmojnë disa lojtarë se çfare do të thotë të jesh lojtar i Kombëtares sepse gjithmonë në shenjë është Panuçi, Panuçi dhe sërish Panuçi…
Kombëtarja eshte maksimalja për një lojtar dhe ata jo të luajnë në “Champions” apo “Europa League” dhe të thonë: “Hajde të luajë edhe për Kombëtaren tani”.
Rrini të qetë unë e respektoj shumë Shqipërinë, shumë madje, ndaj rrini të qetë. Kemi 5 ditë për të përgatitur ndeshjen, duhet të provojmë, duhet të ndryshojme diçka. Na mungonin lojtar në miqësoret e mëparshme, ndaj Kosovës e Ukraniës. Na mungonin 12 lojtar. Rikuperojmë Grezdën dhe Mavrajn, ky i fundit është njeri i mirë. Këto janë mundësitë tona, nuk jemi as Brazili as Spanja.
Është e vërtet, ne pësojmë gola të thjeshtë. Është e vërtet që kur jemi në avantazh pësojmë më pak. Na nevojitet shumë Mavraj. Na duhen lojtar me aftësi, eksperiencë dhe më tepër zemër.
Kur erdha në fillim e nisëm me gol. Më pas dy barazime. Ndaj Spanjës, Lopedegui na komplimentojë. Ndeshjet me Norvegjinë dhe Kosovën na munguan lojtarë, plot 11. Kemi luajtur gjithmonë me diçka “mangut” ndaj po rikuperojmë.
Më duhet ta dëshmojë në fushë kush është lideri. E vërtetë e vendos unë. Kam dëgjuar që Panuçi është diktator por nuk ndodh kështu. Le të ma demostrojnë në fushë dhe çdo gjë është në rregull.
Krahu im i djathë është Bulku. Mavraj mund të bëhet kapiten por duhet ta demostrojë. Nuk jam budalla, nuhas, kuptojë gjithçka. Faktorët e jashtëm nuk do të ndikojnë në Kombëtare. Imagjinoni nëse veproja Enerique, nëse i heq telefonin ata do të çmendeshin. Ju sigurojë që lojtarët do të kenë komoditetin e nevojshëm që të jenë të qetë. Ata do të ngeleshin pa “Instagram” dhe rrjetet e tjera sociale, nuk mund të postonin fotot që dëshirojnë.
Natyrisht që unë fle i qetë. Mendoj 24 orë për më të mirën për Shqipërinë jo për tu larguar. Duhet vlerësuar sakrifica e Panuçit, nëse kam këllqet e duhura për të fituar. Nëse unë jam faktori negativë atëherë do të jetë Duka për të marr vendimin ndaj meje. Unë mendojë për tu përmirsuar gjithmonë
Ndryshuam me 3 mbrojtësa ndaj Skocisë dhe pësuam gol. Balaj mund të shënonte. Ndaj Skocisë ishim pa zemër. Pikërisht për këtë do të pyes futbollistët. Natyrisht, nuk duam të fshihem. Unë jam shumë i bindur me këta lojtarë që kam grumbulluar, për tia dalë në Izrael”, u shpreh Panuçi. /Shqipëria.ch/