
Një skenë që duhej të evitohej me çdo kusht, ishte ajo që ndodhi në takimin e sotëm mes Juventusit dhe Sasuolës. Në fundin e saj, sulmuesi i bardhezinjve, Dauglas Kosta, e ka humbur tërësisht toruan.
Pas disa përplasjeve të vazhdueshme në fushë me Di Franceskon, braziliani e ka tepruar në minutat e fundit, duke pështyrë kundërshtarin e tij. Fillimisht kryesori e takimit nuk e ka parë ngjarjen e ndodhur, por pas disa sekondash, ka nxjerrë menjëherë kartonin e kuq për futbollistin e Juventusit.
Tashmë pritet një vendim i rëndë nga Federata Italiane e Futbollit, për këtë veprim të shëmtuar të ndodhur në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/