Ergys Kaçe ka luajtur vetëm 18 minuta në ndeshjen mes Paokut dhe Panathinaikosit, pas ardhjes nga një tjetër dëmtim që e la disi gjatë jashtë fushës së blertë.
Minuta këto jo të mjaftueshëm për të bërë diçka në shmangien e humbjes 2-0, por kohë mëse e mjaftueshme për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës. Në mbyllje të takimit, Kaçe ka shkëmbyer bisedat e e para me lojtarët e Paokut. Paparacët në stadium nuk u kanë shpëtuar disa foto të cilat tregojnë së sa shumë i mungon rikthimi mesfushorit shqiptar në ekipin ku u rrit dhe “e përzunë”. Ajo që duhet theksuar në këtë mes, është se shtatshkurti doli i tepërt sapo vendosi përfundimisht Shqipërinë, ndërsa edhe Greqia ishte në garë për të.
Edhe pse 25 vjeçar, Kaçe është për të dytin sezon në huazim nga Paok, ndërsa një rikthim me ngjyrat bardhë e zi nuk duket i mirpritur. Me Panathinaikos mesfushori shqiptar rikthehet në fushë pas tre javëve dëmtim, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit skuadra e mesfushorit shqiptar ka pësuar humbjen e parë. Momentalisht Panathinaikos renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë. /Shqiperia.ch/