You are here
Home > Kombëtarja > E përjashtoi Strakosha nga lista, Marketi shpërthen në lot: Nuk e harroj kurrë!

E përjashtoi Strakosha nga lista, Marketi shpërthen në lot: Nuk e harroj kurrë!

Sa shumë gabime që do të bënte portieri italian, Marketi, si portieri i parë i lacialëve. Por asnjë prej trajnerëve që do vinte në ekipin e kryeqytetit, nuk do të zgjidhte Etrit Berishën si zgjedhje të parë.

Mungesat e hapësirës e detyruan këtë të fundit të largohej drejt Bergamos, ndërsa “hakmarrjen” do e përmbushte Strakosha. Ky i fundit arriti të fitonte besimin e Inzaghit, duke e nxjerrë nga loja Marketin brenda pak kohësh.

Portieri italian po dëmtohej shpeshherë në kohët e fundit, ndërsa portieri  i ri shqiptar bëri që eksperienca të mos kërkohej më nga tifozët lacialë. Një përballje e veçantë ishte ajo e fundjavës, ku Marketi ishte për herë të parë përballë ekipit ku ai kaloi aq shumë vite, Lacios.

Tashmë me fanellën e Genoas, portieri shkon pranë tifozëve të Lacios dhe shpërtheu në lot.  “Ishte një ndjenjë shumë e veçantë. Dashuria për Lacion më është formuar që në fëmijëri dhe më duhet të them se asnjëherë nuk kam për të harruar këtë skuadër”, shprehej Marketi nëpërmjet “Instagramit”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top