You are here
Home > Futboll Bota >  E përfunduar/ Në Rusi “i ngrirë” dhe po humbiste Kombëtaren, Gavazaj do të rikthehet në Korçë

 E përfunduar/ Në Rusi “i ngrirë” dhe po humbiste Kombëtaren, Gavazaj do të rikthehet në Korçë

Tashmë mund të quhej një histori e mbyllur ajo e Enis Gavazajt në Rusi, që në asnjë moment të vetëm nuk arriti të bindte me vlerat e tij. I ngrirë në acarin vendas, një eksperiencë për t’u harruar ishte ajo e mesfushorit shqiptar.

Një rast i veçantë edhe për rastin e Kombëtares, pasi zakonisht jemi mësuar që lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë e sigurojnë fanellën kuqezi. Por Gavazaj këtë gjë e ka bërë kur luante me Skënderbeun, e po e humbiste kur doli nga Shqipëria.

“Shqiperia.ch” ka mësuar se Gavazaj do të rikthehet menjëherë në Korçë, me vendimin e drejtuesve të ekipit rus. “Futbollistin shqiptar na e kanë rekomanduar trajner. Por ai ka për të shkuar në klubin e mëparshëm”, ishin fjalët e drejtorit sportive, Denis Rubtsov. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top