
Esad Morina është një nga futbollistët që mund të thuhet pa asnjë dyshim që shërben si krenari për tifozët shqiptarë, duke marrë për bazë historinë e tij. Gjatë kohës që luante me akademinë e Shalkes dhe konsiderohej si një nga më premtuesit, nuk e mendoi dy herë për të lënë Gjermaninë për Shqipërinë.
Karriera e tij nuk rrodhi në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa së fundmi u gjend te Speldorfi, një ekip thuajse amator. “Shqiperia.ch” mëson se marrëveshja është arritur mes Morinës dhe Duisburgut, që ëndërron ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.
Zyrtarizimi do të vijë në ditët në vazhdim, por arritja e dakortësimit me shqiptarin është një histori e mbyllur. Tashmë te Speldorfi situata është kritike, me Morinën dhe trajnerin që kanë braktisur skuadrën. Në kushte të tilla, është kapiteni i ekipit Groger, ai që po i stërvit lojtarët për ndeshjet e rradhës. /Shqiperia.ch/