
Ashtu siç “Shqiperia.ch” kishte raportuar përpara pak ditësh, Ardian Ismajli ishte pranë zgjedhjes së kombëtares shqiptare dhë gjithçka duket se është mbyllur me sukses.
Flasim për një tjetër përsëritje të rastit “Dërmaku”, teksa të dy futbollistët, pas përplasjeve me teknikun Shaland, kanë zgjedhur t’i bashkohen kuqezinjve. “Supersport” ka konfirmuar faktin se futbollisti i Hajdukut dhe kapiteni i U-21 të Kosovës, ka zgjedhur që t’i bashkohet grupit të lojtarëve që drejtohen nga ana e Panuçit.
Ky i fundit e kërkoi me ngulm mbrojtësin në Kombëtare, por përgjigja fillestare që mori nga Ismajli nuk ishte ajo e pritura. Tashmë situata ka ndryshuar, ndërsa vetë futbollisti zgjodhi të mos i bashkohej Kosovës, pas ftesës së vonuar të Shaland drejt futbollistit për takimin ndaj Ishujve Faroe. /Shqiperia.ch/