You are here
Home > Kombëtarja > E pazakontë/ Trajneri italian e shkatërroi, presidenti fut në fushë Lenjanin e niveleve më të larta

E pazakontë/ Trajneri italian e shkatërroi, presidenti fut në fushë Lenjanin e niveleve më të larta

Më në fund kemi lajme të mira edhe për Ermir Lenjanin. Shumëkush e harroi për pak kohë futbollistin e Kombëtares, megjithatë duke parë gjendjen aktuale, Shqipëria do ta ketë pjesë të listës në tetor këtë futbollist.

Tekniku italian, Maurizio Jacobacci po e shkatërronte këtë futbollist, duke e lënë në stol. Pas 3 humbjesh rresht, të cilat Lenjani i ka parë nga pankina, fitorja vjen për Sionin me Lenjanin në fushën e lojës.

Presidenti i klubit zviceran, Constatin, pasi ka shkarkuar trajnerin për mungesë të rezultateve, në mungesë të një trajneri të ri, e ka bërë vetë formacionin e Kupës ndaj Lausannes. Në këtë formacion, Lenjanin ishte titullar dhe ka shkëlqyer për ekipin e tij, teksa ka bërë gjithçka mirë si në aspektin e mbrojtjes, por edhe në atë të sulmit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top