Më në fund kemi lajme të mira edhe për Ermir Lenjanin. Shumëkush e harroi për pak kohë futbollistin e Kombëtares, megjithatë duke parë gjendjen aktuale, Shqipëria do ta ketë pjesë të listës në tetor këtë futbollist.
Tekniku italian, Maurizio Jacobacci po e shkatërronte këtë futbollist, duke e lënë në stol. Pas 3 humbjesh rresht, të cilat Lenjani i ka parë nga pankina, fitorja vjen për Sionin me Lenjanin në fushën e lojës.
Presidenti i klubit zviceran, Constatin, pasi ka shkarkuar trajnerin për mungesë të rezultateve, në mungesë të një trajneri të ri, e ka bërë vetë formacionin e Kupës ndaj Lausannes. Në këtë formacion, Lenjanin ishte titullar dhe ka shkëlqyer për ekipin e tij, teksa ka bërë gjithçka mirë si në aspektin e mbrojtjes, por edhe në atë të sulmit. /Shqipëria.ch/