You are here
Home > Futboll Bota > E pazakontë/ Steaua prezanton trajnerin rumun: Shqipëria vjen me familjet tona, të ketë kujdes për kokën

E pazakontë/ Steaua prezanton trajnerin rumun: Shqipëria vjen me familjet tona, të ketë kujdes për kokën

Pas disa rezultatesh negative në Rumani, Steaua e Bukureshtit ka vendosur të shkarkojë trajnerin e saj dhe të zyrtarizojë një tjetër. Bëhet fjalë për Mihai Teja, që kohët e fundit ka bërë shumë jehonë në mediat rumune. Këto të fundit shprehen se Teja do të jetë trajneri i Steauas, falë marrëdhënieve të ngushta që ka me familjen e presidentit Bekali.

E si mund të mungonte reagimi i Bekalit, njeriut drejtues më të pazakontë në Europë. Shpeshherë deklaratat e tij janë jashtë çdo sensi dhe llogjike, duke mos treguar asnjë diplomaci në fjalët e thëna. Këtë herë presidenti i Steauas ka folur për zyrtarizimin e trajnerit të ri, ndërsa kur pyetet për lidhjet familjare që ka me ta, përmend edhe Shqipërinë.

“E vërtetë, Mihai Teja është trajneri. Sot në orën 13:00 do të bëhet edhe konferenca e prezantimi i tij. Më tha ta lija të qetë dhe të vetëm për 6 muaj deri në fundin e sezonit, të mos i ndërhyja për asgjë. Në rregull, do e lë të qetë, por duhet të ketë kujdes për kokën e tij. (Qesh)

Ne e kemi njohur familjen për vite e vite, qindra vite, familja ime me familjen e tij, babai i tij, gjyshërit e tij. Unë nuk kam asgjë për të kuptuar me të, ka një një besim të madh. Nuk kishte asgjë për t’u negociuar. Ai ende nuk ka firmosur dhe nuk e ka lexuar aspak kontratën. Ky fëmijë u rrit në sytë e mi. Unë jam shok me babain e tij. Kur ai erdhi për të folur me mua, përse mos t’i flisja? Kjo është familja, ne e njohim, Shqipëria vjen me familjet tona”, u shpreh Bekali si për të treguar lashtësinë e rrënjëve të tij. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top