You are here
Home > Futboll Bota > E pazakontë/ Kosova thërret një lojtar të dëmtuar, e ndihmon rekordi që i theu talentit të Realit

E pazakontë/ Kosova thërret një lojtar të dëmtuar, e ndihmon rekordi që i theu talentit të Realit

Çuditërisht në listën e Kosovës U-21 që është publikuar nga ana e Rafet Prekazit, gjendej edhe Kreshnik Krasniqi. Futbollisti që luan në Norvegji dhe kartoni  i së cilit zotërohet nga Stromsgodet, është gjendur te lojtarët e grumbulluar.

Megjithatë ai vazhdon të jetë në mjekime pasi ka marrë një dëmtim serioz së fundmi, aqsa “Indeksonline” konfirmon se futbollisti nuk është ende gati për t’u kthyer në stërvitje. Praktikisht një emër i shtuar në listë sa për numër, pasi nuk është në gjendje të luajë në dy miqësoret e Kosovës U-21 në këtë muaj.

Ajo që mund ta ketë ndihmuar Krasniqin për një ftesë të tillë, është rekordi që i ka thyer talentit të Realit të Madridit, Odegard. Ky i fundit që mori vëmendjen e gjithë Europës, pasi debutoi në Norvegji në moshën 15-vjeçare. Nga krahu tjetër, Krasniqi theu rekordin pasi ishte vetëm 14 vjeç kur luajti në takimin e parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top