You are here
Home > Kombëtarja > E pazakontë/ Këtë herë e teproi, Enea Mihaj e ngatërron gjithmonë sportin në Greqi

E pazakontë/ Këtë herë e teproi, Enea Mihaj e ngatërron gjithmonë sportin në Greqi

“Dora e Zotit” është cilësuar ajo e padukshmja, që rezulton e suksesshme dhe që i mahnit të gjithë në përfundimin e një ndeshje, ashtu siç Maradona do të bënte vite më parë, por Enea Mihaj nuk ia di kuptimin kësaj fjale.

Dora e përdorur nga ana e futbollistit shqiptar në zonën e tij, është gjithmonë e dukshme, e ndëshkueshme dhe në fund rezulton po aq shkatërrimtare për skuadrën e tij. Panetolikosi ka barazuar në ndeshjen e sotme ndaj Lamias me rezultatin 2-2, në një 90 minutësh ku fjala “dramë”, ndoshta nuk e përshkruan në mënyrën më të mirë gjithçka ndodhi.

Ekipi i mbrojtësit shqiptar kaloi në avantazh dy minuta përpara fundit të takimit, por teksa gjithçka u konsiderua e mbyllur, do të ishte dora e Mihajt ajo që do të rikthente ekuilbrin në minutën e 5 të shtesës. Fillimisht penalltia do të humbej nga futbollisti i Lamias, që shkon sërish për të goditur topin, e këtë herë për ta çuar në rrjetë.

E njëjta situatë ndodhi edhe në takimin e kaluar ndaj Xanthi, ku rezultati i takimit përfundoi në 1-1, ndërsa Panetolikosi do e pësonte golin për shkak të një ndërhyrje me dorë në mënyrën të gabuar nga Enea Mihaj. Mesa duket, mbrojtësi i Kombëtares mund të jap më shumë në sportin tjetër… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top