Ndaj Olympiakos, Ergys Kaçe nuk ka shënuar thjesht një gol rastësor, por një kryevepër. Truri magjik i mesfushës së Kombëtares na ka surprizuar jo pak me të tilla ekzekutime. Ka klasin dhe teknikën e përngjashme me legjendën italiane, Andrea Pirlo.
Të paktën në disa raste i tillë është vlerësuar. Por këtë herë është akoma më ndryshe. Goli i shënuar në fundjavë nuk ka marrë vetëm vëmendjen e mediave greke. Në Brazil kanë nisur të kthejnë sytë nga futbollisti shqiptar. Sipas asaj që “Sportime.gr” shkruan, Kaçe ka marrë jehonë botërore me golin e tij të fundit.
Vendi ku talentet janë më të shumtë në numër aqsa edhe vetë prodhimi i kafes, që e dallon aq shumë Brazilin, gjen kohën t’i kushtojë dy rreshta dhe të postojnë golin e mesfushorit tonë. Ergys Kaçe vjen në Kombëtare si i tepërt pas largimit të mbrojtësit Sadikut, por si duket dy ndeshjet e nëntorit do te flasin për të./Shqiperia.ch/