You are here
Home > Futboll Bota > E pazakontë/ Berisha dhe shumë të dëmtuar, Lacio thërret një prift në stërvitje

E pazakontë/ Berisha dhe shumë të dëmtuar, Lacio thërret një prift në stërvitje

Një fat i keq e ka mbërthyer prej kohësh ekipin e Lacios, teksa gjithmonë në këto takime të fundit, ka luajtur me ekipin e përgjysmuar. Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta, që kanë reflektuar edhe në rezultatet e kryeqytetasve.

Tashmë misioni për të kapur “Champions Leaguen” vështirësohet edhe më tepër, duke parë edhe rikthimin e Milanit në nivelet më të larta. Pikërisht me këtë të fundit ekipi i Lacios do të luajë në mesjavë për Kupën e Italisë, për të kaluar në kampionat me derbin ndaj Romës.

Ditë ferri duken për skuadrën e Inzagit dhe për këtë arsye, Lotito e ka tepruar disi me vendimin e tij. Një prift ka ardhur në qendrën stërvitore, për të spërkatur me ujë të shenjtë këtë skuadër në prag të këtyre ndeshjeve të vështira, me shpresën se të paktën mallkimi i dëmtimeve do të hiqet. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top