You are here
Home > Futboll Bota > E pazakonta vjen nga Zvicra, fle në Europë dhe zgjohesh i rënë nga kategoria

E pazakonta vjen nga Zvicra, fle në Europë dhe zgjohesh i rënë nga kategoria

Pak nga pak po u vjen fundi të gjithë kampionateve respektive në Europë, ku tashmë kanë filluar të selektohen ekipet dhe ndarja e tyre, se kush do të bjerë nga kategoria dhe do të shkojë në kupat e Europës. Asnjëra nga këto nuk funksionon në kampionatin zviceran, pasi diferenca e vendit të 3, që të dërgon në Europë dhe deri në vendin e 9 që të diskuton për të nxjerrë nga kategoria, diferenca është vetëm 5 pikë.

Disi e çuditshme kjo që pasi ka mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit. Mjafton të përmendim ekipin e Luganos, ku aktivizohet edhe bomberi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ku vetëm tre ndeshje më parë gjendeshin në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes, ndërsa tashmë janë pretendent kryesor për vendin e tretë, që të dërgon në “Europa Ligë”. Edhe pse aktualisht gjendet afër kreut të renditjes, shumë shpejt mund të rrëzohet, pasi diferenca e tyre ështy shumë e ngushtë, madje “në darkë fle në Europë dhe në mëngjes zgjohesh i rënë nga kategoria”.

Deri në sistemimin e tyre, duhet të presim ende, por edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin zviceran, pasi e ardhmja e tyre në këto klube, mund të varet nga arritjet e objektivave përkatëse./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top