You are here
Home > Kombëtarja > E pazakonta vjen nga rivali i Shqipërisë: “Bli 1 dhe merr 5 bileta”, nuk vini vetëm për Francën

E pazakonta vjen nga rivali i Shqipërisë: “Bli 1 dhe merr 5 bileta”, nuk vini vetëm për Francën

Një vendim i padëgjuar më parë ka ardhur nga rivali i Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, Moldavia. Këta të fundit e kanë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e parë me kampionët e botës, Francën, duke bërë një zgjedhje gjeniale.

Sigurisht që interesimi për takimin ndaj Francës do të jetë përtej limiteve që mban stadiumi, pasi bëhet fjalë për yjet botërorë që do të impenjohen maksimalisht në përballjen e tyre të parë. Pas kësaj ndeshje, entuziazmi dhe pritshmëria e tifozëve të Moldavisë do të bjerë ndjeshëm, për ta lënë stadiumin sërish të boshatisur.

Për të evituar një situatë të tillë, ka menduar Federata e Futbollit të Moldavisë. “Shqiperia.ch” është media sportive e parë shqiptare që zbulon edhe mënyrën e veçantë të shitjes së biletave nga rivali ynë.

Nëse tifozët e Moldavisë duan të shohin Francën, atëherë do të blejnë 5 bileta. Më saktësisht bëhet fjalë për një abonim, që do të paguhet njëherë dhe aty do të gjenden të 5 ndeshjet që Moldavia do të luajë në shtëpi, përfshirë edhe përballjen ndaj Shqipërisë. Pra një sportdashës nuk mund të zgjedh për të parë vetëm një ndeshje të vetme të Moldavisë, por duhet t’i shohë të gjitha. Të paktën të paguajë për to, pasi pjesa e të shkuarit apo jo në stadium, mbetet sërish një zgjedhje individuale./Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top