You are here
Home > Kombëtarja > E pazakonta/ Nuk ndodhte më parë me Shqipërinë, Panuçi i ndërron lojtarët gjithmonë mes pjesëve

E pazakonta/ Nuk ndodhte më parë me Shqipërinë, Panuçi i ndërron lojtarët gjithmonë mes pjesëve

Mes shumë të veçantash që ka Shqipëria e Panuçit, në pjesën më të madhe ato negative, nuk mund të anashkalohet edhe ndërrimi që u bën lojtarëve tekniku italian në pushimin mes pjesëve.

Nëse shohim me kujdes të gjitha takimet e Kombëtares në drejtimin e trajnerit tonë, në pjesën dërrmuese të tyre, kemi zëvendësime të lojtarëve në përfundimin e pjesës së parë. Mesa duket italiani ende ka pasiguri dhe enigma të mëdha mbi zgjedhjet e tij, të cilat nuk po mundet t’i japë zgjidhje.

E njëjta gjë do të ndodhte edhe ndaj Skocisë, ku Prenga u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë. Ky fenomen nuk ishte i pranishëm më parë me Shqipërinë, që në kohën e De Biazit i kryente zëvendësimet vetëm në raste të konsumimit të energjive, pa e prishur boshtin e skuadrës. Madje, në rastin e trajnerit që na dërgoi në Europian, kishte kritikat të shumta për zëvendësimet e vonuar që ai kryente.

Tashmë Shqipëria i ndërron më herët futbollistët që nuk janë në nivelin e duhur, por kjo nuk po pasqyrohet në rezultatin e takimit, sepse shkaqet e kësaj forme negative, janë të natyrave nga më të ndryshmet. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top