Mes shumë të veçantash që ka Shqipëria e Panuçit, në pjesën më të madhe ato negative, nuk mund të anashkalohet edhe ndërrimi që u bën lojtarëve tekniku italian në pushimin mes pjesëve.
Nëse shohim me kujdes të gjitha takimet e Kombëtares në drejtimin e trajnerit tonë, në pjesën dërrmuese të tyre, kemi zëvendësime të lojtarëve në përfundimin e pjesës së parë. Mesa duket italiani ende ka pasiguri dhe enigma të mëdha mbi zgjedhjet e tij, të cilat nuk po mundet t’i japë zgjidhje.
E njëjta gjë do të ndodhte edhe ndaj Skocisë, ku Prenga u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë. Ky fenomen nuk ishte i pranishëm më parë me Shqipërinë, që në kohën e De Biazit i kryente zëvendësimet vetëm në raste të konsumimit të energjive, pa e prishur boshtin e skuadrës. Madje, në rastin e trajnerit që na dërgoi në Europian, kishte kritikat të shumta për zëvendësimet e vonuar që ai kryente.
Tashmë Shqipëria i ndërron më herët futbollistët që nuk janë në nivelin e duhur, por kjo nuk po pasqyrohet në rezultatin e takimit, sepse shkaqet e kësaj forme negative, janë të natyrave nga më të ndryshmet. /Shqipëria.ch/